December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Stjuardesa amerikane u kërkoi të vendosin maskat në aeroplan, pasagjerja dhe familjarët e saj i vërsulen dhe ia thyejnë dhëmbët – Telegrafi

1 min read

Aviokompania Southwest Airlines, ka njoftuar se rrahja që kishte ndodhur brenda aeroplanit rezultoi me thyerjen e dhëmbëve të punonjëses së aviokompanisë.

Videoja amatore që u publikua në rrjete sociale shfaq momentin kur në aeroplanin që po udhëtonte në Sacramento dhe që për destinacion kishte San Diego, fillon rrahja brutale, transmeton Telegrafi.

Në fillim të videos stjuardesa konfrontohet me pasagjeren Vyvianna Quinonez, 28-vjeçe, dhe anëtarë e tjerë të familjes së saj që kundërshtonin bartjen e maskave.

“Ishte e panevojshme. Ajo fillimisht kishte shkuar te piloti për t’ia adresuar problemin”, ka thënë pasagjerja Michelle Manner që ishte ulur vetëm dy rreshta larg vendit ku ndodhi rrahja.

“Ajo u rikthye dhe filloi t’ju bërtet. Ishte një sjellje joprofesionale që nxiti pasagjeren dhe familjarët e saj të ngritën në këmbë dhe t’i kundërvihen.

E zëdhënësi i aviokompanisë ka bërë të ditur se incidenti kishte ndodhur kur pasagjerja “vazhdimisht injoroi instruksionet standarde, dhe filloi verbalisht dhe fizikisht ta sulmojë stjuardesën”.

Në anën tjetër, pasagjerja Quinonez është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik dhe lëndim trupor. Por ajo u lirua pasi pagoi dënimin prej 35 mijë dollarëve. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi