November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tahiri, Kurtit: Kush janë kriminelët e luftës?

1 min read

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  e ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin se kush janë kriminelët e luftës që duhet të largohen nga institucionet.

Në seancën e sotme në Kuvend, Tahiri ka thënë se në Bruksel kryeministri i Kosvës nuk ka pasur guxim që ti thotë homologes së tij serbe që Serbia është vendi që duhet të çlirohet nga kriminelet.

“Pas një darke në Bruksel, z. Kryeministër ju u prononcuat për krime luftë dhe për pastrimin e kriminelëve të luftës në Ballkanin Perëndimor. Pra, pse nuk patët guxim z. Kryeministër që t’i thoni Znj. Bërnabiq dhe të kërkoni nga ajo që Republika e Serbisë duhet të çlirohet nga kriminelët dhe ata kriminelë që kanë kryer krime në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

Burimi i lajmit: Epoka e Re