Tahiri, Kurtit: Me reciprocitet kërkonit vota – ishte mashtrim dhe manipulim

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Kryeministrin e Kosoëvës, Albin Kurti, duke e akuzuar për mashtrim të qytetarëve, që sipas tij, çështjen e reciprocitetit e shfrytëzuan për vota.

Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit, u shpreh se Kurti mashtroi dhe manipuloi qytetarët, njofton Klan Kosova.

”Me reciprocitet keni dalë keni kërku vota. Keni thanë që do ta bëni që në fillim të qeverisjes. E dini që reciprociteti s’ka qenë kurrë përgjigjia ndaj Serbisë”.

”Kjo ka qenë një mashtrim dhe një manipulim, të cilin je duke dashur të manipulosh me një concept që do ta them në fund”.

”Nuk jeni duke bisedu në Bruksel për pajtimin. Nuk keni mandate për të biseduar për pajtimin, në emër të qytetarëve”.

”Mos u mundo me sjell ambiguitet. Mos u mundo që me paqartësi me manipulu opinionin publik”.

”Në deklaratën për kriminelët e luftës, ngjija emrin. Regjimi i Millosheviqit ka ardhë në Kosovë, mos u bë inferior”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin