May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Tahiri-Kurtit: Pse po dilni nga parimet, e harruat mini-shengenin shqiptar – KosovaPress

3 min read

Edhe njëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pyeti kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se kush janë kriminelët e luftës në Kosovë e që duhet të largohen nga institucionet e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës pyeti Kurtin edhe se pse nuk kishte guximin që t’ia thoshte Ana Bërnabiqit, se Serbia duhet të çlirohet nga kriminelët dhe ata kriminelët duhet të vendosen para drejtësisë për krimet në Bosnjë e në Kosovë.

[embedded content]

Tahiri ka folur edhe për çështjen e reciprocitetit dhe siç tha ai që Kurti tani ka hequr dorë nga mini-shengeni shqiptarë dhe

“Pse nuk patet guxim zoti kryeministër që t’i drejtoheni zonjës Bërnabiq dhe të kërkoni nga ajo që Republika e Serbisë duhet të çlirohen nga kriminelë dhe ata kriminelë duhet të vendosen para drejtësisë që kanë kryer krime në Bosnje e në Kosovë. mirëpo e zgjeruat hartën dhe në kuadër të këtyre krimeve e vendoset edhe Republikën e Kosovës dhe Maqedonisë. Meqenëse po hezitoni me u përgjigj, prapë po iu kërkoj edhe njëherë, kush janë kriminelët e luftës në Republikën e Kosovës që duhet të largohen nga institucionet. Pse nuk patet guximin me kërku një gjë të tillë nga Serbia por e futet edhe Kosovën ën një hartë të tillë. Ne e dimë gjenocidin që ka kryer Serbia dhe regjimi i Millosheviqit pjesë e të cilës ka qenë edhe presidenti serb, që ju nuk po keni guximin me ia thënë por në këtë rast po e futni edhe vendin tonë, edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranët pjesë të kësaj harte që kanë kryer krime. Dil thuaja edhe Vuçiqit , edhe Serbisë, pra mos u frigo nga ta. Se sa ma keq që je në fillim të procesit të dialogut dhe e ke ulur pazarin aq shumë dhe na e nxjerrë aq keq si shtet saqë është e paimagjinueshme me ardh nga kryeministri i Kosovës një pozicionim i tillë”, tha ai.

Tahiri thotë se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e marrëveshjeve të dëmshme, siç është edhe mini-shengeni ballkanik.

“Ne nuk duhet të bëhemi pjesë e marrëveshjeve që e dëmtojnë subjektivitetin tonë ndërkombëtarë, e dëmtojnë agjendën tonë ndërkombëtarë. Pse po hyni në një proces të tillë që do të na dëmtojë në të ardhmen. Ju e harruat mini-shengenin shqiptar dhe hytë në një proces shumë të rrezikshme qysh është mini-shengeni ballkanik. Pse po dilni prej parimeve dhe obligimeve që keni marrë gjatë fushatës zgjedhore. Pse po hyni në një poçes kaq të dëmshëm dhe të pafavorshme për Kosovën jo vetëm në aspektin politik por edhe ekonomik”, theksoi ai.

Burimi i lajmit: Kosova Press