December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tahiri pyet Kurtin: Na sqaro pse vëllau i drejtorit të Doganës që emërove ti, ka bërë shpedicionin e kamionit që u kap me 400 kg kokainë?

1 min read

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur sot kryeministrin Albin Kurti se a ka ndonjë sqarim se si ka mundësi dhe si ndodhi që vëllau i drejtorit të Doganës së Kosovës që u emërua një muaj më parë nga Qeveria Kurti, ishte personibqë e ka bërë shpedicionin e kamionit që u kap në Kosovë me 400 kg kokainë.

“A mund të dalësh ta sqarosh që si ka mundësi që vëllai i drejtorit të Doganës që e ke emëruar ti, e ka kryer shpedicionin e kamionit ku u kapën 400 kg kokainë?”.

”Ky është mega skandal dhe ti ende s’ke marrë asnjë veprim”.

”Të pajtën është dashtë me suspendu e me shiku çfarë fshihet në këtë skandal. Edhe më i madh është skandali se në fillim u raportua për 2200 kg kokainë e në fund u tha se u kapën vetëm 400”.

”Ku mbetën edhe 1800kg. Dil kryeministër e na sqaro krejt këtë skandal”, tha Tahiri por nuk mori asnjë përgjigje nga Kurti.

Burimi i lajmit: Klan Kosova