December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tahiri pyet Kurtin: Pse s’patët guxim t’i tregoni Bërnabiqit kush ka kryer krime

2 min read

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, pse nuk kishte guxim t’i tregonte kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq se kush ka kryer krime lufte.

Ai tha se Kurti në darkën në Bruksel, në të cilën ishin të pranishëm liderët e rajonit, “nuk kërkoi direkt nga Serbia t’i largojë nga institucionet kriminelët e luftës që kanë kryer krime në Kosovë dhe Bosnjë”.

“Ju zgjeruat hartën dhe në kuadër të krimeve e vendosët edhe Republikën e Kosovës. Po ju pyes prapë kush janë kriminelët e luftës në Republikën e Kosovës që duhet të largohen nga institucionet?”, ka pyetur ai në seancën e Kuvendit.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se kryeministri Albin Kurti para zgjedhjeve deklaronte se reciprociteti me Serbinë do të jetë çështje javësh e kurrsesi muajsh.

“Derisa para disa ditëve ministrja Rozeta Hajdari tha se nuk kam dashur ta sjellë menjëherë reciprocitetin. Cila është e vërteta. Lëvizja Vetëvendosje gjatë historisë së saj ka trumbetuar shumë për reciprocitet tash janë akomoduar në karriget e tyre. Kjo ka vetëm një epilog mashtrim dhe hipokrizi ndaj qytetarëve të Kosovës. Ditët e javët kanë kaluar zoti Kurti kanë kaluar më shumë se dy muaj e ende nuk kemi reciprocitet”, tha ajo./Insajderi.com

Burimi nga Insajder