December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tahiri tha se vëllau i drejtorit të Doganës e ka bërë shpedicionin e kamionit me 400 kg kokainë, Llugaliu thotë se do ta padisë nëse nuk kërkon falje – Telegrafi

3 min read

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur sot kryeministrin Albin Kurti se a ka ndonjë sqarim se si ka mundësi dhe si ndodhi që vëllau i drejtorit të Doganës së Kosovës që u emërua një muaj më parë nga Qeveria Kurti, ishte personi që e ka bërë shpedicionin e kamionit që u kap në Kosovë me 400 kg kokainë.

Në lidhje me këtë deklaratë kanë reaguar nga Dogana e Kosovës, ku kanë thënë se nëse deputeti Tahiri nuk kërkon falje dhe nuk tërhiqet, atëherë Drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu do të ushtroj të drejtën e tij qytetare për të ngritur padi në Gjykatën kompetente për dëmin që i është bërë Doganës së Kosovës, Llugaliut dhe familjes nga deputeti në fjalë.

“A mund të dalësh ta sqarosh që si ka mundësi që vëllai i drejtorit të Doganës që e ke emëruar ti e ka kryer shpedicionin e kamionit ku u kapën 400 kg kokainë. Ky është mega skandal dhe ti ende ske marrë asnjë veprim. Të pajtën është dashtë me suspendu e me shiku çfarë fshihet në këtë skandal. Edhe më i madh është skandali se në fillim u raportua për 2200 kg kokainë e në fund u tha se u kapën vetëm 400. Ku mbetën edhe 1800kg. Dil kryeministër e na sqaro krejt këtë skandal”, tha Tahiri por nuk mori përgjigje nga Kurti.

Lexo po ashtu:

Ndërkaq, përmes komunikatës nga Dogana e Kosovës kanë thënë se kanë bërë verifikimet e nevojshme dhe sigurojnë publikun se ky deklarim është i pa vërtetë.

“Deklarata të tilla përtej dëmit të padrejtë që i bëjnë drejtorit dhe familjes së tij, i bëjnë dëm të madh besimit të publikut ndaj Doganës së Kosovës dhe po ashtu edhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe vendor. Ky dëm ndikon jashtëzakonisht keq në arritjen e objektivave në mbrojtjen e shoqërisë dhe mbledhjen  të hyrave”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se “Dogana e Kosovës është organizatë e pa anshme politikisht dhe nuk do të lejoj asnjë lloj animi politik, andaj dëmi nga zyrtarët e lartë publik në besimin që Dogana ka dhe synon të avancoj karshi taksapaguesve, është i pa pranueshëm”.

Ata shprehen se në rast se deputeti Tahiri “nuk tërheq fjalët e pa vërteta dhe nuk i kërkon falje publike Doganës së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu do të ushtroj të drejtën e tij qytetare për të ngritur padi në Gjykatën kompetente për dëmin që i është bërë Doganës së Kosovës, Llugaliut dhe familjes nga deputeti në fjalë”.

“Gjithashtu ne ftojmë Prokurorin që të nis një hetim që do të ndriçonte të vërtetën në këtë rast dhe opinioni do të njoftohej në mënyrë të pavarur. Dogana e Kosovës, në saje të reformës dhe mirëmenaxhimit, të mbështetur pa rezervë edhe nga Ministria e Financave, në kohën e fundit ka pasur rezultate të jashtëzakonshme në luftimin e dukurive të dëmshme, siç është korrupsioni dhe kontrabanda dhe me qëllim të mbrojtjes së shoqërisë dhe interesit publik, këtë do ta vijoj pa kompromis, pa marrë parasysh pengesat dhe vështirësitë që mund të paraqiten”, thuhet në komunikatën për medie.

Po ashtu, Dogana njofton se në fushën e të hyrave ka pasur një përmirësim të dukshëm në ditët e fundit, me ç’rast trendi i tejkalimit të vitit të kaluar nga vlera prej 80 milion më shumë që ka qenë si mesatare tani ka arritur në afër 100 milion Euro taksa të mbledhura më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi