May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Tha se Kurtin e kishte bashkëluftëtar, Remi i quan ‘ushtarë që nuk janë përmbushur’ disa që e kritikuan – Sinjali

2 min read

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar pasi një deklaratë e tij që Albin Kurtin e kishte bashkëluftëtar në UÇK nxiti reagime të shumta, e që shumica e tyre ishin kritika në drejtim të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

‘Remi’ nuk i ka rënë
pishman deklaratës së tij, teksa ka thënë se lavdia është e secilit që
sherbeu në UÇK me të gjitha detyrat që ju besuan.

Madje ai disave që i
reaguan i quajti ‘ushtarë që nuk janë përmbushur’.

“PS.Emrat e pak ushtarve që u përdorën për të vjellë fjalë të pa matura nuk meritojnë reagimin tim dhe nuk do të merem me ta, ata janë ushtarë që nuk janë përmbushur dhe frikësohen se po humbin meritat e tyre duke pranuar meritat e atyre qe përfunduan detyrat me nderë në UÇK, jo domosdoshmërisht me e nga armët apo istikamet e nderit!”, ka shkruar Mustafa.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

E vërtet që shumë
ushtarë nuk e kanë ditur dhe nuk kanë pas arsye ta dinë shumë zhillime të
mira që kishte në UÇK.

Këtë deklaratë kam
dhënë pasi u pyeta për deklaratën e Kryeministrit dhënë në Bruksel ku
tha se në Ballkanin Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët
e luftës dhe të paqës.

Rrustem Mustafa: Po
flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte
nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar!

Me Albin Kurtin jam
takuar edhe në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për
qëllime të çlirimit të vendit.

Ai ka qenë me detyra
të veçanta në Zyrën e Përfaqësimit Politik të UÇK-së. Por, kemi pasur
kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem
Demaci.

PS.Emrat e pak
ushtarve që u përdorën për të vjellë fjalë të pa matura nuk meritojnë
reagimin tim dhe nuk do të merem me ta, ata janë ushtarë që nuk janë
përmbushur dhe frikësohen se po humbin meritat e tyre duke pranuar meritat e
atyre qe përfunduan detyrat me nderë në UÇK, jo domosdoshmërisht me e nga
armët apo istikamet e nderit!

Lavdia është e secilit që sherbeu UÇK me të gjitha detyrat që ju besuan!

/Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali