May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Tifozët kinezë të Interit krijojnë një shfaqje të pabesueshme me drita të komanduara nga dronët pas fitimit të Scudettos – Telegrafi

1 min read

Pronarët kinezë të Interit, Suning Group janë përkujdesur për një shfaqje të pabesueshme në Shanghai pas fitimit të titullit në Serie A për sezonin 2020/21.

Interi riktheu Scudetton pas plot 10 viteve, duke triumfuar pa shumë vështirësi titullin dhe disa javë para mbylljes së rregullt të sezonit.

Festa në Itali ishte e madhe nga tifozët Nerazzurr, pasi ishte një sezon i pabesueshëm.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, festa kaloi edhe kufijtë kontinental dhe kaloi edhe në Azi apo më saktë në vendin nga vijnë pronarët e Interit, Kinë.

Në qytetin e Shanghait u organizua një shfaqje e pabesueshme me drita të komanduara nga dronët.

Kjo video e shfaqjes është poshtuar nga faqet zyrtare të Interit dhe ka pushtuar rrjetet sociale tashmë.

“Një shfaqje e pabesueshme e dritave e krijuar në sajë të përdorimit të dronëve të telekomanduar nga Inter Club Shanghai!”, shkruan në postimin e faqes së Interit. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi