Tottenham nis bisedimet për rikthimin e Pochettinos

Mauricio Pochettino është në bisedime me Tottenhamin rreth një rikthimi të argjentinasit te klubi nga Londra veriore, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mediumi anglez “Sky Sports”.

Transferimi i mundshëm i 49 vjeçarit do të ndodhte vetëm gjashtë muaj pas emërimit të tij në krye të Paris Saint-Germain.

Argjentinasi u emërua në “Parc des Princes” në janar, ku nënshkroi kontratë në qershor të vitit 2022, me mundësi vazhdimi dhe për një vit.

Tekniku argjentinas u shkarkuar nga klubi anglez në nëntor të vitit 2019. /Insajderi.com

Burimi i lajmit: Gazeta Online Insader

Author: admin