December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tottenhami kërkon rikthimin e Pochettinos

1 min read

Afati kalimtar i veror deri më tani po dominohet nga lëvizja e trajnerëve. Ende pa nisur Evropiani 2020 disa lëvizje të bujshme janë bërë si emërimi i Jose Mourinhos tek Roma, largimi i Antonio Contes nga Interi, dorëheqja e Zinedine Zidane nga Real Madrid apo zërat e tjera për Allegrin, Pirlon dhe Inzaghin.

Në Angli ndërkohë Tottenham Hotspur kërkon rikthimin e Mauricio Pochettinos. Negociatat kanë filluar tashmë teksa janë bërë dy vite që kur Pochettino la “Spursat”.

Janarin e këtij viti Pochettino u emërua në krye të PSG-s, por sezonin e përfundoi pa asnjë trofe. Argjentinasi ka shprehur pakënaqësi në Paris dhe kërkon një rikthim në Londër.

Burimi i lajmit: Epoka e Re