November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tottenhami në garë për Hofmannin – KOHA.net

1 min read

Pas Chelseat edhe skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Jonas Hofmann.

“Sport1” ka njoftuar të enjten se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Borussia Moenchengladbachun në lidhje me transferimin e Hofmannit.

Për kartonin e Hofmannit, skuadra angleze është e gatshme të paguajë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.

Hofmann 29-vjeçar ka kërkuar largimin nga Gladbachu dhe ekipi nga Bundesliga është në pritje të ofertës më të mirë për ta lënë të lirë.

Ai ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka pasur paraqitje fantastike, duke shënuar tetë gola dhe asistuar 13 herë në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Hofmann iu bashkua Gladbachut nga Borussia Dortmundi në vitin 2016 kurse karrierë ka bërë edhe te Mainzi. Ai ka edhe dy paraqitje me Gjermaninë.

Burimi i lajmit: Koha Net