December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tragjedia e teleferikut, rrëfehet tekniku: I kishim hequr frenat – Kosova Sot

2 min read

Hetimet mbi tragjedinë e teleferikut në Itali ku humbën jetën 14 persona e u shuan familje të tëra, kanë nxjerrë në dritë një fakt shqetësues.

Frenat e kabinës duket se ishin manipuluar qëllimisht e për këtë arsye kanë përfunduar ne pranga drejtuesi Luigi Nerini, e dy punonjës, Enrico Perocchio dhe Gabriele Tadini.

Nga aksident fatal apo një “gabim tragjik njerëzor”, fatkeqësia tani po merr trajtat e një veprimi kriminal, edhe pse jo të paramenduar.

Prokurorëve u janë ofruar tashmë të dhëna që tregojnë se frenat e emergjencës nuk kishin funksionuar sepse ishin çaktivizuar me disa pirunj, siç i quajnë, çka bëri që kabina e vdekjes të kthehej praktikisht në një plumb duke i përshkuar 300 metrat e fundit me një shpejtësi skëterrë, e në fund duke u shkëputur e duke u shembur përdhe nga një lartësi e madhe.

Kur u mor në pyetje njëri prej punonjësve, Tadini pranoi se kishin ndërhyrë vetë, duke vendosur vazhdimisht dipozitivë kundër bllokimit të frenave gjatë shërbimit normal të transportit të pasagjerëve.

Përse kishin përdorur këto lloj pirunjsh? Sepse një seri anomalish bënte që frenat të aktivizoheshin vetë dhe riparimet nuk e kishin zgjidhur problemin.

Për të shmangur bllokimet e vazhdueshme, të bindur se kabina nuk do të dëmtohej, kishin ndërhyrë, por pasojat e një vendimi që synonte kursimin e parave, kushtuan jetë njerëzish.

Teleferiku i Stresa-Mottarone i çon turistët dhe vendasit nga qyteti i famshëm Stresa, në liqenin Maggiore, gati 1400 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone.

Udhëtimi me të zgjat normalisht 20 minuta.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot