January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

U largua nga Inter, reagon për herë të parë Conte, ka një mesazh për tifozët – GazetaBlic

2 min read

Ditën e sotme Antonio Conte ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij tek Interi me anë të një postimi në “Instagram”. Konte falënderon tifozët, lojtarët dhe drejtuesit për gjithçka bënë me të këto dy vite dhe shprehet se do ta mbajë mend gjithë jetën fitimin e titullit me skuadrën zikaltër.

“Çfarë udhëtimi këto dy vjet! Çdo ditë ne kemi bërë që gjithnjë e më shumë të rritemi me forcë, vendosmëri, vullnet dhe sakrificë, duke arritur të thyejmë logjikën e mediokritetit me të cilin shpesh jemi të rrethuar.Asnjë justifikim, por vetëm punë e kombinuar me respekt dhe edukim.

Ne e kthyem titullin në shtëpinë e Interit pas 11 vitesh mungesë, por mbi të gjitha e kthyem Interin në vendin ku meriton të jetë në histori dhe tradita.FALEMINDERIT kush e bëri të mundur këtë! Futbollistët, stafi, presidenti, menaxherët dhe të gjithë ata njerëz që na kanë ndihmuar dhe mbështetur në këto dy vjet.

Unë do të doja t’u thoja tifozëve të Interit se në një periudhë shumë të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen, ngrohtësinë dhe afrimitetin e tyre.Imazhin e ngritjes së titullit nga pika më e lartë e San Siro-s me ju të pranishëm, unë do ta mbaj gjithmonë mend! FALEMINDERIT!”, shkruan Konte duke marrë dhe mesazhe të shumta nga mbështetësit ziklatër.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic