May 23, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Unitedi me ofertë për Ricen – KOHA.net

1 min read

Skuadra e Manchester Unitedit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit anglez Declan Rice.

Sajti “Standard Sport” ka shkruar të mërkurën se Unitedi ka bërë gati ofertën për ta bindur skuadrën e West Ham Unitedit në lirimin e mesfushorit 22-vjeçar.

Për të siguruar shërbimet e Ricet gjatë kësaj vere, Unitedi është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro.

Rice pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole Gunnar Solskjaer që po insiston në transferimin e tij.

Mesfushori defensiv këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 35 ndeshje me West Hamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Rice është zhvilluar si lojtar në akademinë e West Hamit kurse pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2017.

Burimi i lajmit: Koha Net