January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Useini: Në Gjilan ndihem si në shtëpinë time, po komponohemi që të themi fjalën kryesore në sezonin e ardhshëm – GazetaBlic

1 min read

Mesfushori i njohur, Muhamed Useini ka rinovuar kontratën edhe për një vit me klubin e Gjilanit.

Useini ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Gjilanit në sezonin e kaluar dhe drejtuesit e klubit e kanë shpërblyer edhe me një vit kontratë.

32 vjeçari i cili ka rinovuar kontratën me Gjilanin ka theksuar se vendimi për rinovim ka qenë shumë i lehtë – pasi në klub, ai ndihet si në shtëpinë e tij.

“Duke qenë pjesë e Gjilanit dy vitet e kaluara, duke pasur respekt maksimal nga të gjithë, duke u ndjerë si në shtepinë time, kur i fut dhe ambiciet e klubit dhe planet për të ardhmen, mendoj që ishte një vendim mjaft i lehtë dhe i shpejtë”, tha fillimisht Useini për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, Useini tha se janë të uritur për sukses, ku pret që klubi i tij të thotë fjalën kryesore në Superligë edicionin e ardhshëm.

“Normal që jemi mjaft të uritur, mezi presim t’i kthehemi punës të përgatitemi sa më mirë, të komponohemi si ekip që të kemi fjalën kryesore në kampionatin e ardhshëm, sepse e dimë çka do të thotë titulli për tifozat tanë që asnjëherë nuk janë ndalur së përkrahuri”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

Burimi i lajmit: Gazeta Blic