December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ushtria Amerikane mbështet tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse – KosovaPress

1 min read

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, gjeneral Christopher Cavoli, ka vizituar dje Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe FSK-në, në mbështetje të “Defender Europe 21”,duke demonstruar kështu forcën dhe rëndësinë e marrëdhënieve në mes ShBA-ve dhe Kosovës.

Sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, gjeneral Cavoli u takua me ministrin Mehaj, gjeneralin Rama dhe komandantin e KFOR-it Federici.

“Ushtria Amerikane, Evropa dhe Afrika mbështesin tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse multi-etnike ndërvepruese, të aftë të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Burimi i lajmit: Kosova Press