December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vdiq nga koronavirusi këngëtari i njohur i grupit Milli Vanilli, John Davis – KOHA.net

1 min read

John Davis, këngëtari i grupit “Milli Vanilli”, ka humbur jetën në moshën 66-vjeçare, si pasojë e koronavirusit, raportojnë mediumet amerikane.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vajza e Davisit, Jasmin, me një postim në Facebook.

“Babai im ka ndërruar jetë këtë mbrëmje si pasojë e koronavirusit. Ai ka bërë shumë njerëz të lumtur me buzëqeshjen e tij, me shpirtin e lumtur, dashurinë e veçanërisht me muzikën. Ai i ka dhënë aq shumë botës. Ju lutem jepni një raund të aplauzit. Ne na mungon shumë”, ka shkruar Jasmin.

Burimi nga Koha Ditore