May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Vëllau i Donjeta Pajazitajt: Dyshojmë se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në vrasje

2 min read

Vrasësi i Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën Themelore të Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna e Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.

Shkëlqim Pajazitaj, vëllau i të ndjerës Donjeta Pajazitaj, ka folur lidhur me rastin.

Ai në Info Magazine në Klan Kosova tha se duan të dijnë arsyen se pse ka ndodhur rasti.

Po ashtu Pajazitaj tha se dyshojnë i akuzuari Naser Pajazitaj, ka qenë i vetëm në kryerjen e kësaj vepre.

“Ne besojmë që Naseri në atë gjendje nuk ka mundur të jetë vet.Ne jemi te bindur sepse të tregon gjendja e tij.Këtë e them me bindje të plotë. Sepse Donjeta ka qenë 24 vjeçare, e fortë dhe ka mundur ta sfidojë Naserin në atë gjendje”.

Vëllau i së ndjerës theksoi se pas vendimit drejtësia mori rrugën e drejtë.

“Ka qenë vendim shumë i mirë. E kemi pritur ketë vendim. Nuk kemi besuar që kjo do të ndodhë, por drejtësia mori rrugën e drejtë”.

Lajmi i fundit: Burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt (VIDEO)

Burimi i lajmit: Klan Kosova