December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Venezia ngjitet në Serie A pas 19 viteve – KOHA.net

1 min read

Venezia ka dalë fituese në ndeshjen finale të plejofit me Cittadellan për t’u ngjitur në Serie A për herë të parë që nga sezoni 2001/2002.

Pasi fitoi ndeshjen e parë finale 0:1, Venezia e gjeti veten në vështirësi në ndeshjen e kthimi në shtëpi, pasi pësoi gol në minutën e 26-të dhe luajti me një futbollist më pak nga minuta e 36-të.

Por teksa mendohej që ndeshja po shkonte në shtesë nga 15 minuta, në skenë doli Riccardo Bocalon i cili barazoi rezultatin 1:1, për ta dërguar ekipin e tij në Serie A pas 19 viteve, falë rezultatit më të mirë në të dyja ndeshjet.

Venezia i bashkohet Empolit e Salernitanes që nga sezoni i ardhshëm do të luajnë luajnë në kampionatin elitar italian.

Burimi i lajmit: Koha Net