January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vetura më e shtrenjtë në botë shfaqet në pistë garash për testim

1 min read

Adhuruesit e veturave nuk kanë pasur shumë raste që të shohin Bugatti La Voiture Noire, veturën më të shtrenjtë në botë, që kur mahniti të gjithë gjatë prezantimit që iu bë në panairin e Gjenevës, më 2019.

Tani, marka franceze e ka treguar prototipin e saj në një mjedis ku vështirë se pronari i ardhshëm i tij do ta përdorë shpesh: në pistë garash.

Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, Bugatti tregoi edhe disa detaje teknike që, ashtu siç pritej, janë të jashtëzakonshme. Për shembull, motori Ë16 i kësaj veture ka 1500 kuaj fuqi, që e lejojnë pronarin që të arrijë shpejtësi mbi 400 km/h.

Bugatti La Voiture Noire është ende në fazën e zhvillimit dhe kompania ka njoftuar se do të kushtojë plot 15 milionë euro.

Burimi i lajmit: IndeksOnline