May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Videot e Sedat Peker: Shefi i një bande ka bërë disa deklarata që kanë tronditur qeverinë në Turqi – Telegrafi

2 min read

Qeveria turke ka reaguar furishëm ndaj akuzave për korrupsion të bëra nga një shef i bandës i arratisur, videot në YouTube të të cilit janë shikuar nga miliona turq.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, videoja e shtatë, transmetuar nga Sedat Peker të dielën, ka pasur më shumë se 12 milionë shikime.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu ka bërë thirrje për një hetim në pretendimet e tij dhe që ai të akuzohet për shpifje.

Peker, 49 vjeç, thotë se tani është në Dubai. Ai vuajti disa kohë burg në Turqi.

Ai filloi të postonte videot në fillim të majit pasi një operacion policor kishte në shënjestër atë dhe bandën e tij.

Ai u arratis nga Turqia vitin e kaluar për të shmangur ndjekjen penale dhe ishte burgosur më parë për mashtrim dhe drejtimin e një grupi kriminal.

Sipas Peker, shkruan më tej BBC, përcjell Telegrafi, Soylu i ofroi mbrojtje dhe e largoi atë vitin e kaluar, duke e bërë të mundur që të largohej nga Turqia përpara se të arrestohej.

Soylu, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, e mohoi pretendimin dhe kërkoi që Peker të kthehej për t’u përballur me drejtësinë në Turqi. Ai tha se videot ishin pjesë e një “operacioni ndërkombëtar”.

“Edhe pse akuzat dhe shpifjet janë plotësisht bosh, ato synojnë shtetin”, ka thënë Soylu.

Javën e kaluar zoti Erdogan tha se Partia e tij AK kishte sjellë paqe në Turqi duke luftuar banda të tilla si Peker dhe do të “prishte gjithashtu këtë skenar të ndyrë”, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi