December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vitia: Jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratës për vaksinat

1 min read

13:33 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. M.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se MSH është në fazën finale të arritjes së kontratës për sigurimin e vaksinave antiCOVID 19.

“Jemi në diskutime të vazhdueshme me prodhuesit dhe jemi në fazën finale të kontratës e cila do të na mundësoj të vazhdojë me procesin e vaksinimit në masë. Sa i përket vonesat, i kemi sqaruar edhe herën e kaluar procesi i negocimit tek ne ka filluar në fund të vitit kur shumica e kontratave janë mbyllur. Natyrisht për çdo vaksinë që ka një afat skadence të shkurtër, e cila bëhet në bazë të kërkesave nga shtete përkatëse, kompanitë prodhuese prodhojnë aq sa negociojnë shtetet. Po është një konstatim se shteti jonë është vonuar të fillojë inicimin e negociatave si duhet. Kjo është arsye e vonesës. Por një gjë do t’iu garantojë se nuk do të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave. Me planifikimin tonë ne do të arrijmë vaksinimin e 60 përqind të popullatës, ashtu siç kemi thënë”, ka thënë Vitia në seancën e sotme të Kuvendit.

Burimi i lajmit: IndeksOnline