January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vrasja në tentativë në Fushë Kosovë: I dyshuari ka plagosur edhe vëllain e vet, detaje të reja – Sinjali

1 min read

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një plagosje në Fushë Kosovë, me ç’rast dy persona mbetën të lënduar. Sinjali ka mësuar detaje të reja për këtë ngjarje.

Mbrëmë Policia ka
arrestuar fillimisht një të dyshuar, ndërkaq më pas janë arrestuar edhe tre
persona të tjerë.

E gjithë ngjarja
dyshohet të ketë filluar për shkak të një mosmarrëveshje, ku njëri nga katër të
dyshuarit ka qëlluar një person me armë zjarri, me ç’rast aksidentalisht ka
plagosur edhe vëllain e vet.

Policia në vendin
e ngjarjes ka gjetur një armë dhe disa gëzhoja.

Dy viktimat dhe një i dyshuar janë dërguar në QKUK, ku i dyshuari gjendet nën përkujdesjen e Policisë.

Tre të dyshuarit e tjerë që u arrestuan janë dërguar në mbajtje.

Një sinjalizues i Sinjalit mbrëmë ka dërguar video në adresë të gazetës, ku shihet momenti i dorëzimit të të dyshuarit, i cili po ndiqej nga zyrtarët policorë.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali