December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vuçiq – ambasadorit francez: “Na duhet shumë forcë për ta arritur kompromis me Kosovën”

1 min read

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ekziston gjithmonë një gatishmëri për të gjetur një zgjidhje kompromisi dhe se ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli sa i përket të ardhmes së dialogut Kosovë-Serbi.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimti që pati me ambasadorin francez Jean-Louis Falconi me ç`rast shtoi se delegacioni nga Beogradi do të marrë parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, dhe se ai ishte i kënaqur me vëmendjen që Presidenti Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.

Vuçiq dhe Falconi biseduan gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe, përparimin e vendit tonë në rrugën evropiane, si dhe situatën në rajon, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova