Vuçiq i gatshëm për kompromis lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ekziston një gatishmëri për të gjetur një kompromis sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Insajderi.

Në një takim të zhvilluar me ambasadorin francez, Jean-Louis Falconi, Vuçiq tha se ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli sa i përket të ardhmes së dialogut me Kosovën.

Gjatë bisedës me ambasadorin francez, Vuçiq shtoi se delegacioni nga Beogradi do të marrë parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, raporton Tanjug.

Vuçiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, dhe se ai ishte i kënaqur me vëmendjen që Presidenti Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder

Author: admin