May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

VV propozon futjen në rendin e ditës të dy propozimeve në Kuvend, opozita kundërshton

1 min read

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ka propozuar futjen në rendin e ditës shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe emërimin e Bordit të ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, njofton Insajderi.

Por, këto dy propozime janë kundërshtuar nga opozita.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, tha se nuk e di pse po bëhet ky anashkalim.

“Komisioni e ka bërë punën ashtu siç duhet, nuk e di pse po bëhet ky anashkalim, kjo nguti dhe ky proces”, deklaroi Shala.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se nuk do ta përkrah këtë.

“S’kemi informacion për këtë punë, është shumë joserioze të trajtohet në këtë mënyrë. Ne si Grup Parlamentar e kundërshtojmë një gjë të tillë. Mund të thërrisni seancë një ditë tjetër për këto dy tema”, tha Gashi./Insajderi.com

Burimi nga Insajder