December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Xhelal Sveçla: Droga që u kap në Lipjan po ruhet, do të shkatërrohet me proces transparent – GazetaBlic

1 min read

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dorga që u kap në Lipjan momentalisht po ruhet në mënyrën e duhur, mirëpo do të shkatërrohet me proces transparent.

“Droga është duke u ruajtur në mënyrën e duhur. Ajo do të shkatërrohet në një proces plotësisht transparent”, është shprehur Sveçla.

Tutje, ai siguroi se kjo sasi e drogës nuk pati synim Kosovën, por tregjet më të mëdha, shkruan Express.

“Kjo sasi (e drogës) ka qenë e destinuar të shkojë në tregje më të mëdha se Kosova”, ka thwnw Sveçla.

“Policia e Kosovës ka luajtur rolin e vet më së miri. Kanë realizuar një numër të arrestimeve, ky rast nuk ka përfunduar, hetimet po vazhdojnë”, shtoi Sveçla.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic