Zbulohen muret e një kështjelle të shekullit të 18 në Gjirokastër

Punimet në sheshin “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër janë pezulluar pasi mendohet se kanë dalë rrënojat e një kështjelle të shekullit të 18.

Gjatë gërmimeve janë gjetur materiale të shumta të qeramikës, si edhe materiale skeletore.

Specialistët thonë se ky zbulim tregon për një pjesë tepër të rëndësishme të historisë së dikurshme të Gjirokastrës.

“Diskutohet se janë muret fortifikuese të një ndërtese, të një rëndësie të veçantë në fund të shekullit të 17 ose të fillim shekullit të 18 , duke u bazuar gjithmonë në një aspekt vizual të elementëve që ata mbajnë në aspektin arkitekturor të ndërtimit”, u shpreh drejtoresha e monumenteve në Gjirokastër, Pezana Rexha

[embedded content]

“Këto gjetje për historinë e Gjirokastrës kanë vlerë të madhe për të treguar një histori të lashtë të këtij qyteti. Mund të jetën të kështjellave të vogla të asaj kohë. Janë fremgjit, të cilat i ndeshim në këto kështjella gjirokastrite si objekt i vëzhgimit dhe ruajtjes së objektit”, thotë një tjetër specialist.

Gjithashtu drejtoresha e monumenteve në Gjirokastër, Pezana Rexha thotë se kërkimet për gjurmë të tjera të rëndësishme historike vijojnë.

“Askush nga ne nuk mund të thotë nëse do ketë zbulim të reja, por të gjithë unanimisht po tregohemi të kujdesshëm, që edhe nëse dalin zbulime të tjera arkeologjike, të tregohet kujdes maksimal”, tha Rexha.

Të dhënat e gjetura po shqyrtohen në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë. Ky institucion do të përcaktojë rëndësinë e zbulimit dhe masat që duhet të merren.

Burimi i lajmit: Një Kombë

Author: admin