December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Zhurnal: Për 600 mijë euro vaksina, Maqedonia e Veriut shpërblen serbët me 2.8 milion euro – Sinjali

4 min read

Sipas përllogaritjeve, për ndihma me vlerë 600 mijë euro, Maqedonia do t’i shpërblejë serbët me 2.8 milion euro. Po të shfrytëzoheshin këto mjete për vaksina, që moti qytetarët do të kishin fituar imunitetin me vaksinim.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të liruar nga pagesa rrugore qytetarët që vinë nga Serbia si një shenjë faleminderimi për ndihmën që na ofroi ky shtet gjatë pandemisë Kovid-19 shkaktoi reagime të shumta në opinionin e brendshëm.

Maqedonia e Veriut u godit fuqishëm nga pandemia e Kovid-19, e cila regjistroi shumë të infektuar dhe fatalitete, e cila futi thuajse në kolaps të plotë sistemin shëndetësorë të vendit tonë, e që në të njejtën kohë ajo dështonte në sigurimin e vaksinave për imunizimin e popullatës, e që në këtë situatë Serbia i ofroi ndihmën e saj duke i dërguar një sasi të vaksinave për ta lehtësuar sado pak situatën e vështirë në të cilën po gjendej vendi, shkruan Zhurnal.

Për të shprehur faleminderimin dhe mirënjohjen ndaj kësaj ndihme qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev mori vendim që të gjithë udhëtarët që vinin nga Serbia dhe që udhëtonin në drejtim të Greqisë të përjashtohen nga pagesa rrugore prej 15 qershorit deri në 15 gusht që përfshinë korridorin 10 nga Tabanoci deri në pikën kufitare të Bogorodicës me shtetin Helen, gjë kjo që paraqet një lehtësi të madhe financiare për këto turistë që përdorin Maqedoninë si vend transit.

Ky faleminderim ka një kosto jo të vogël financiare për vendin tonë i cili po përballet me krizë financiare ku edhe zyrtarisht është në recesion, por që për këtë qëllim Ministria e Financave nuk ka ngurruar të hapë arkën dhe ka ndarë një shumë prej 172 milion denarë apo 2.8 milion euro.

Në hyrje të Maqedonisë qytetarët serb do të pajisen me karta digjitale të cilët kanë brenda një sasi monetare prej 760 denarë, shumë kjo e mjaftueshme për vajtje ardhje, ndërsa për këtë qëllim do të prodhohen më shumë se 200 mijë kartela, vlera e prodhimit të së cilave do të kushtojë 100 denarë, apo në total do të ketë një kostro prej 350 mijë eurove.

Shuma prej 350 mijë eurove është një shpenzim i tëpër i cili do ta rëndojë edhe më shumë buxhetin e shtetit i cili edhe ashtu është në krizë të rëndë. Një investim i tillë mund të shmanget pasi nuk është aq i nevojshëm, ku makinat me targa të Serbisë mund të përfitojnë nga kjo mirësi e vendit tonë edhe pa pasur nevojën për një kartelë të tillë, pasi trau i pikpagesave ngritet edhe pa të, shkruan Zhurnal.

Çdo vit mërgata që jeton jasht vendit e që është kryesisht shqiptare sjell në vendin tonë rreth 2 miliard euro në formë të remitancave, të cilët mbajnë në këmbë ekonomin e vendit tonë, por ato nuk marrin të njejtin trajtim siç po marrin tani qytetarët e Serbisë. Në qoftë se bëjmë një krahasim me sasinë e vaksinave që kemi marrë dhe ata përkthehet në vlerë monetare arrin në rreth 600.000 mijë euro që është një shifër jashtëzakonisht më e ulët se sa ajo që sjellin qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit. Pra sipas përllogaritjeve, për ndihma me vlerë 600 mijë euro, Maqedonia do t’I shpërblejë serbët me 2.8 milion euro. Po të shfrytëzoheshin këto mjete për vaksina, që moti qytetarët do të kishin fituar imunitetin me vaksinim.

Ky vendim i qeverisë nga opozita shqiptare u kundërshua fuqishëm duke e cilësuar atë si favorizues ndaj Serbisë dhe diskriminues ndaj fqinjëve të tjerë nga të cilat shteti ka përfituar, ka bashkëpunim dhe ka raporte të mira ndërfqinjësore.

Deri sa Maqedonia e Veriut liron pagesat për shtetasit e vendeve tjera, por ajo ende nuk ka zgjdhur çështjen e banorëve lokal të cilët jetojnë afër autostradave dhe të njejtit detyrohen çdo dit të paguaj rrugën për distanaca shumë të shkurta për tu lidhur me qytetin, e që është një barrë e rëndë ekonomike për këta banorë, por halli i tyre nuk po merret parasysh nga qeveria, ku lirimi nga pagesa e këtyre banorëve ka një kosto financiare shumë më të vogël se sa ajo e qytetarëve serb.

Qeveritë e Maqedonisë kanë marrë vendime me një kosto të madhe financiare për taksa paguesit e vendit, të cilat në të shumtën e rasteve nuk kanë sjellë një përfitim për qytetarët, por përkundrazi në disa nga ato vendime kanë shkaktuar diskriminin ndaj qytetarëve siç është edhe rasti i fundit për lirimin e qytetarëve të Serbisë nga pagesa rrugore. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali