December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

10-vjeçares i refuzohet statusi i qëndrimit në Britani, të gjithë familjarëve të tjerë u pranohet – KOHA.net

2 min read

Një 10-vjeçareje i është refuzuar statusi i qëndrimit të përhershëm i BE-së pavarësisht se të gjithë familjarëve të ngushtë të saj iu është aprovuar.

Sara Bajraktarit, me shtetësi italiane, e cila mbushë 11-vjeç muajin e ardhshëm, i është thënë se ajo nuk pranohet për statusin e imigracionit pas Brexitit sipas marrëveshjes së BE-së, edhe pse prindërit e saj kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti i kaluar dhe kanë fituar statusin.

Ajo dhe vëllai i saj 16-vjeçar, Erik, kanë shkuar në Britani te prindërit këtë muaj pasi kishin qëndruar në Itali për të përfunduar vitin shkollor.

Pas Brexitit, qytetarët e BE-së të cilët duan të qëndrojnë në Britani duhet të aplikojnë për formën e re të statusit përmes skemës, deri më 30 qershor. Ata që nuk duan të rrezikojnë të mbesin pa dokumente, nuk marrin mbështetje nga shteti dhe detyrohen të dëbohen.

Babai i Sarës, Mark Bajraktari, i tha The Independent se kishte mbetur gojëhapur kur zbuloi se vajza e tij është refuzuar ndërsa shprehu shqetësim për të ardhmen e familjes së tij në Britani.

Derisa, Eriku kishte një kartë bankare dhe ishte i gatshëm të paraqiste një deklaratë nga banka për të treguar se kishte bërë blerje në Britani, Sara kishte vetëm biletën e fluturimit si provë, e cila nuk iu pranua nga autoritetet si dëshmi se ajo ka qenë më herët në Britani.

Burimi i lajmit: Koha.net