December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

20 familje bllokohen në Gjilan, i kërkohet ndihmë Qeverisë – KOHA.net

1 min read

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të komunës së Gjilanit. Situata më e rënduara është në dy fshatrat Pogragjë dhe Sllubicë ku 20 familje kanë qenë të bllokuara si pasojë e vërshimeve.

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se në këto dy fshatra 20 familje që jetojnë përskaj lumit, kanë qenë të bllokuara si pasojë e shkatërrimit të katër urave dhe shembjes së dheut, derisa Komuna u ka dal në ndihmë menjëherë duke krijuar rrugë alternative.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli ka bërë të ditur se 20 familjeve u janë dhënë pako ushqimore për ta përballuar këtë situatë të rënduar, derisa ka kërkuar nga FSK për montimin e dy urave mobile për ta lehtësuar qarkullimin e banorëve.

“Dëme të konsiderueshme ka kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe së shpejti do të dilet me raport preliminar. Komuna e Gjilanit kërkon nga Qeveria që të ndihmojë me ndonjë fond emergjent për këto zona” thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Burimi i lajmit: Koha.net