21 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës – KOHA.net
1 min read

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 13 janë në oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje më të rëndë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të enjten se janë regjistruar 23 rasteve pozitive me koronavirus, tre prej tyre në Pejë. Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga COVID-19, sipas IKSHPK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Burimi i lajmit: Koha.net