December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

26 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

1 min read

Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta, i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Në njoftimin e MASHTI-it thuhet se Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues. Procesi ka filluar në orën 10:00 në të gjitha qendrat ku është mbajtur testimi.

Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit.

Organizimi i testit është realizuar sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm.

Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 7 qershor, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova