May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

90 minuta për një vend në Superligë, Trepça ’89 – Dukagjini ekskluzivisht në Artmotion

2 min read

Pas barazhit të Ligës së Parë ku Dukagjini mposhti Flamurtarin tani është radha për barazhin që të siguron një vend në Superligë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, finalisti i Kupës së Kosovës, Dukagjini, do të ballafaqohet me Trepçën ‘89 që sezonin e rregullt e përfunduan në vendin e tetë të Superligës.

Ndeshja fillon në orën 15:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 2.

15:00               DUKAGJINI – TREPÇA ‘89                                 ART SPORT 1

Ndeshja e fundit në edicionin pandemik 2020-2021 do të luhet në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga Klina, Dukagjini, pasi mposhti Flamurtarin me rezultat 2:1 tani do të synojë inkuadrimin në Superligë pas vetëm një viti në Ligën e Parë.

Skuadra e Armend Dallkut ka qenë surpriza e këndshme në këtë sezon duke qenë finaliste e Kupës së Kosovës, ku u mposht vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Sezonin e rregullt, Dukagjini e përfundoi në vendin e dytë të grupit A me 58 pikë, dy më pak se Malisheva.

Nga ana tjetër, Trepça ’89 pas një gjysmë sezoni të parë ku arritën shumë rezultate pozitive, stinori pranveror nuk ishte premtues për skuadrën nga Mitrovica.

Një herë kampionët e Superligës deri në javën e fundit ishin në vendin e nëntë, pozitë kjo që të dërgonte direkt në Ligën e Parë, por pas triumfit ndaj Drenicës dhe humbjes së Arbërisë, skuadra siguroi vendin e tetë që të dërgon në barazh. Trepça ‘89 sezonin e rregullt e mbylli me 42 pikë.

Në vitin 2019, këto dy skuadra takoheshin tri herë në garat e Superligës dhe seri më të mirë kanë skuadra nga Klina me dy fitore teksa Trepça ’89 ka një fitore.

Burimi i lajmit: Klan Kosova