December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon masat për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve – Sinjali

3 min read

Lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja e panaireve, ekspozitave dhe grumbullimeve tjera të shpezëve dhe zogjve tjerë, janë disa nga masat që ka ndërmarrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes “Gripi i Shpezëve” Avian Influeca, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, tregoi se mostrat janë marrë në katër qytete dhe janë dërguar në laboratorë jashtë Kosovës, derisa në Kosovë është ngritur shtabi i krizës.

Më poshtë gjeni njoftoimin e plotë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

N J O F T I M

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë
qytetaret, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se
Kosovës, se kemi dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i
Shpezëve’’(Avian Influenza)  tek shpezët ne
fermat e ekonomive familjare në 4 lokacione në vend. Sipas udhëzimit
administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi
i shpezëve’’ Avian Influenza: Autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin
veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes.

Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së
sëmundjes  ‘’Gripi i Shpezëve’’ janë:

• Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja  e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe
grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.

• Të ngritët niveli i biosigurisë ne ferma, për të
penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të
egra dhe atyre shtëpiake, vendosja 
dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes se
personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt
me fermat e prekura me këtë sëmundje. 

• Kontrollin e lëvizjes së shpezëve brenda zonës së
mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezinfektimit;

Masat qe do të aplikohen në zonën mbrojtëse:

• Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda
zonës;

• Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë,
ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse
është e nevojshme për ekzaminime laboratorike,

• Përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në
hyrje dhe dalje të pronës;

• Ndalohet transporti i shpezëve pa aprovim nga
autoriteti kompetent;

• Do të mbikëqyrën të gjitha masat qe janë të
vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura.

Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza. Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve, bashke me inspektorët veterinarë zyrtarë dhe veterinarët e terrenit në bashkëpunim me fermerët e shpezëve do të punojmë për menaxhim sa me të mirë të situatës për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje tek shpezët. Lusim të gjithë qytetaret dhe fermerët qe të mos krijojnë panik. Situata është dhe do të mbahet në kontroll përmes bashkëpunimit dhe respektimit të masave të vendosura.

/Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali