May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Aksident me motoçikletë në Prishtinë, tre të lënduar – GazetaBlic

1 min read

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Astrit Dehari” në Prishtinë.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë, një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona ( këmbësori, drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij). Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic