December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Aksidentohet një veturë e FSK’së, ka të lënduar

1 min read

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë së enjtes, rreth orës 17:50, në fshatin Qerim në Gjakovë.Burimet i kanë thënë Gazetës se në aksident është përfshirë edhe një veturë zyrtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aksidenti ndodhi mes veturës së FSK-së dhe një tjetër civile, dhe për pasojë lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjeri, pjesëtarë të FSK-së.

Siç mësoi Gazeta, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Burimi i lajmit: Bota Press