November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ambasada e SHBA-së u dhuron komunave të Kosovës teste të antigjenit

1 min read

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës teste rapide antigjen në kuadër tëp programit  për ndihmë humanitare, EUCOM.

Asociacioni kap vlerën e 476 mijë dollarëve, dhe në prezantimin e këtij donacioni prezent ishin koloneli Steve Rose dhe majorja Courtney Olson.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476.000$ me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM. Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme”, thuhet në njoftimin e tyre”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

“Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova