December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Analisti serb: Me pranimin e Kosovës, Greqia nuk fiton asgjë vetëm krijon problem me Qipron

2 min read

Mediet serbe me të madhe po “ankohen” edhe alarmojnë njohjen e mundshme të pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë, kjo është bërë temë dite në disa media në Serbi, sikurse edhe në deklaratat e krerëve serb përfshirë Vuçiq.

Shumë medie kanë shkruar për ngritjen e nivelit të raporteve mes Kosovës edhe Greqisë, vetë Vuçiq deklaroi se nga zyra ekonomike, pritet kalimi në nivelin e zyrës të përfaqësuesve të drejtorëve politik, që është hapi i fundit para njohjes së Kosovës.

Ndërsa analisti politik serb Ognjen Gogiq, i pyetur rreth njoftimit për njohjen e mundshme të Kosovës nga ana e Greqisë tha se “Do të befasohesha nëse ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia si një ndër 5 vendet që nuk e kanë pranuar, posaçërisht nëse Greqia e bënë këtë”.

“Athina zyrtare me pranimin e Kosovës nuk do të përfitonte asgjë, pot do t’i shkaktojë vetës problem lidhur me Qipron, duke shtruar pyetje pas kësaj Qipro a do të pranojë Kosovën”.

Mendoj u shpreh ai se “refuzimi grek për njohjen e Kosovës gjithë këto vite u motivua nga frika e ndarjes së Qipros si arsye e parë, së dyti Greqia me vëmendje shikon çështjen shqiptare në Ballkan, pasi në vitet 90 deri 2000 janë shfaq aspirata për disa pjesë të Greqisë që shihen si pjesë të Shqipërisë natyrore”, tha ai.

Ndërsa arsye e tretë “ dhe më e rëndësishmja është raporti grek dhe turk, pasi Greqia e sheh Kosovën si projekt të Turqisë në Ballkan dhe pranimi i saj ndryshon balancin që ekziston mes Greqisë dhe Turqisë, kështu që nuk shoh se Greqia do të bëj këtë, do të befasohesha nëse ndodhë”, tha ai.

Burimi i lajmit: Një Kombë