May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Arrestohen shqiptari dhe greku – u kapën me 53 kilogramë drogë

1 min read

Sipas policisë greke, dy të arrestuarit u ndaluan pasi në automjetin e tyte u gjet sasia prej 53 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, si dhe shuma prej 3500 euro cash.

Policia thotë se kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike, ndaj dhe ngriti postobllokë në disa pika të autostradës.

Dy të arrestruarit  tentuan të largohen me vrap, por u arrestuan brenda pak minutash. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ,ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti drogës së Kosturit.

Burimi i lajmit: Klan Kosova