November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Arrestohet 48-vjeçari në Greqi, u kap me 53 kg drogë – Telegrafi

1 min read

Një shtetas grek 46 vjeç dhe një shtetas shqiptar 48 vjeç, u arrestuan gjatë orëve të natës në aksin që lidh qytetin e Kosturit me doganën e Kapshticës në Greqinë e Veriut.

Sipas policisë greke, dy të arrestuarit u ndaluan pasi në automjetin e tyte u gjet sasia prej 53 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, si dhe shuma prej 3500 euro kesh.

Policia thotë se kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike, ndaj dhe ngriti postobllokë në disa pika të autostradës.

Dy të arrestuarit  tentuan të largohen me vrap, por u arrestuan brenda pak minutash. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ,ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti drogës së Kosturit. /Tch/Telegrafi/ 

Burimi nga Telegrafi