January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Arrestohet e dyshuara për vjedhje në Mitrovicë, i sekuestrohen mallra dhe gjësende të ndryshme – Telegrafi

1 min read

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu  në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve’, raste këto të raportuara në dy javët  e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin  dyqane dhe qendra tregtare në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 28 maj 2021, në Mitrovicë, kanë arrestuar  të dyshuarën  F. S., 34 vjeçare (femër), shtetase e Republikës së Kosovës, pasi e  njëjta  dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale të vjedhjeve.

Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar  mallra dhe gjësende të ndryshme.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi