November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Artistët e rinj që u bënë ‘Big’ në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike 2021” – Telegrafi

2 min read

Mbrëmë (e enjte) është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2021”.

Tetë artistë të tjerë të rinj performuan në këtë gjysmëfinale të dytë, teksa juria e përbërë prej Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti, i dhanë dritën jeshile shtatë artistëve të rinj.

Statusin ‘Big’ në këtë natë e rrëmbyen Josil, Eldis Arrnjeti, Gzim Hajdari, Stiv, Genti Disha, Gent dhe Kleoniki.

[embedded content]

Josil ndërkohë ishte artistja e parë e re e cila hapi natën e dytë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”. Kënga e saj me titull “Zemra e din”, mori 3 vota të jurisë, duke iu bashkuar artistëve ‘Big’.

Eldis Arrnjeti me “Akoma jo” përcolli shumë emocion në skenën e Kënga Magjike. Përveç duartrokitjeve, 17 vjeçari rrëmbeu edhe shumicën e votave të jurisë.

Lexo po ashtu:

Gzim Hajdari me “A thu kom harru” po ashtu mori 3 vota. Stiv në anën tjetër me “Lakmi” i mori 5 votat e jurisë.

[embedded content]

Genti Disha performoi këngën “Ma ke bo” dhe arriti gjithashtu t’i bashkohej artistëve ‘Big’.

Me 4 vota pro dhe 1 kundër, Gent me këngën “Ai ajo” u bë pjesë e kategorisë ‘Big’.

E fundit në radhët e artistëve të rinj që u ngjitën në skenën e “Kënga Magjike” natën e dytë gjysmëfinale ishte Kleoniki me këngën “Femër fire”. Performanca e saj, por mbi të gjitha mesazhi i këngës, ishin ato që i dhanë Nikit dritën jeshile. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Telegrafi