Assadi rizgjidhet president i Sirisë – KOHA.net
1 min read

Bashar al-Assadi do të shërbejë si president i Sirisë edhe gjatë mandatit të katërt, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 26 maj. Kreu i kuvendit, Hammounda Sabbagh, tha gjatë një konference se Assad kishte fituar 95.1 për qind të votave.
Dy kundërkandidatët e tij, Abdullah Salloum Abdullah dhe Mahmoud Ahmed Mari, morën 1.5, respektivisht 3.3 të votave, shkruan BBC.
Opozita siriane e quajti votimin një farsë, derisa SHBA-ja dhe shtetet evropiane nuk e cilësuan proces të lirë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Burimi i lajmit: Koha.net