Ava Max shkëlqen me paraqitjen dhe kostumin e veçantë në “iHeartRadio Music Awards 2021” – Telegrafi
1 min read
Ava Max, ka qenë një tjetër shqiptare e pranishme mbrëmë (e enjte) në “iHeartRadio Music Awards 2021”.
Artistja, e cila nuk ishte e nominuar në ndonjë kategori, mori vëmendje të madhe me paraqitjen në tapetin e kuq.
Ajo u shfaq e veshur në një kostum të kuq e me sytjena të argjendtë, gjersa kishte stil të njëjtë të flokëve.

Ava Max (Foto: Instagram)
Dukjen e kompletoi me një palë take të mëdha po ashtu ngjyrë të argjendtë, e me buzë të kuqe njëlloj si kostumi.
Biondja u paraqit në skenë në momentin kur njoftoi çmimin e artistes tjetër shqiptare, Dua Lipa, e cila u zgjodh “Artistja femër e vitit”.
Kjo duket se është paraqitja e parë Amanda Ava Koci (emri i vërtetë) në “iHeartRadio Music Awards”.

Ava Max (Foto: Instagram)
Komplimentet për ‘look-un’ dhe stilin e veçantë ishin të shumta edhe nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.
“iHeartRadio Music Awards 2021” u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles me masa kufizuese për shkak të COVID-19. /Telegrafi/
Burimi nga Telegrafi