May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Avokatët kërkojnë lejimin e vizitave familjare për Haradinajn e Gucatin – Sinjali

1 min read

Përfaqësuesit ligjorë të cilët mbrojnë dy përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati i kanë kërkuar Gjykatës Speciale që të caktohet një datë për largimin e kufizimeve antiCOVID dhe t’iu lejohet që t’i takojnë klientët e tyre fizikisht, poashtu të lejohen vizitat familjare, shkruan Gazeta Sinjali.

Problematikë për ecurinë po cilësohet edhe pandemia e koronavirusit, për shkak të izolimit të Holandës, ndërsa Gjykata ka bërë me dije se zyrtarët në Dhomat e Specializuara do ta marrin edhe dozën e dytë të vaksinës antiCOVID deri më 4 qershor.

Mbrojtja ka thënë se Haradinaj ka marrë të dy dozat e vaksinës, përfshirë edhe të akuzuarit tjerë, por tha se nuk e kanë marrë rojet.

Por gjykata është shprehur se është çështje e institucioneve tjera të cilat do të vendosin për largimin e masave ndërkaq kërkesa e avokatëve do të parashtrohet dhe do të vendoset në këtë çështje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar një pjesë të seancës me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat, konkretisht në pikën që pati të bëjë me nxjerrjen e materialit provues. /GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali