May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Avokati i Gucatit: Prokurorët e Speciales po gënjejnë

1 min read

Gjatë seancës së sotme në Speciale, avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees, kërkoi nga gjykatësi që të bëjë vendosjen e afatit për dorëzim të dosjes paraprake të mbrojtjes dhe kërkoi që të ndryshohet data nga 14 qershor në 12 korrik, sepse siç tha, nuk kanë mjaftueshëm kohë.

Për këtë ai fajësoi prokurorët, duke thënë se tani u kanë dorëzuar materiale me 17 dosje të trasha e të plota me material, 18 mijë e 529 faqe, megjithëse është dashur më herët, dhe se janë duke i nxjerrë të papriturat herë pas here.

“Ka ardhur koha që prokuroria të kuptojë që të shprehet ndershmërisht ndaj gjykatës. Të përcaktojmë afate për çdo material që prokuroria do ta dorëzojë dhe se premtimet e vazhdueshme që materialet janë dorëzuar të gjitha, të mbahen”, deklaroroi Rees.

Burimi i lajmit: Klan Kosova