December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Avokati i Gucatit: Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale po na thotë gënjeshtra

3 min read

Jonathan Elystan Rees, avokat mbrojtës i kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë të premten para Gjykatës Speciale se pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke u bërë gjithnjë e më i pavërtetë.

Madje, ai ka thënë se prokurorët janë duke thënë gënjeshtra në gjykatë.

Rees ka theksuar se ZPS-ja i ka ndryshuar afatet për dorëzimin e dosjes paraprake të nxjerrjes së materialeve.

“Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Këtu po na thonë gënjeshtra. Në seancën e parë, për ecurinë e çështjes u caktuar një afat 19 shkurti 2021 për nxjerrjen e materialeve dhe në atë konferencë ata thanë se nuk kanë shumë materiale për të nxjerrë.  Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj. Në atë faze ishin nxjerr rreth 3 mijë faqe material. Mbrojtja kërkoi në atë faze e megjithëse ishin vetëm 3 mija faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to. Kërkuam që me 2 korrik 20210 të ishte afati për dorëzimin e dosjes paraprake të cilën ne ende mendojmë se do ta dorëzojmë”, ka thënë ai.

Më tutje, Ress është shprehur kritikë edhe për vendosjen e afatit për sjellën e dosjes paraprak, siç ka thënë ai, dy javë para kohe.

“Pas konferencës së dytë ju nxorët nja kalendar përmbledhës që solli përpara afatin për sjelljen e dosjes paraprake me 24 qershor pra dy javë më herët se sa ishte e përcaktuar. Në konferencën e tretë për ecurinë e çështjes, prokuroria përmendi dy kërkesa që ende nuk kishin marrë përgjigje, e që u ishin bërë palëve të tjera. Nuk kishte detaje se kush është pala e tretë, si janë nxjerr materialet, sa ka material e të tjera”, ka thënë avokati i Gucatit.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk është duke e kuptuar ZPS-në kur thotë se pjesa më e madhe e materiale ishin përfunduar më 19 shkurt.

“Pjesa më e madhe e materialeve të dorëzuara nga ZPS-ja ishin përfunduar me 19 shkurt. Nuk e kuptoj se çfarë kuptimi i japin ata kësaj fjale, sepse nuk besoj që është në kuptimin matematik. Çfarëdo që kishte mbetur pa u dorëzuar nga këto materiale nuk do të ishte shumë voluminoze dhe ata e përfaqësuan këtë përshtypje dhe thanë se çfarëdo materiale që do të vinte do të mund të dorëzohej me 9 prill. Në konferencën e kaluar, të katërtën pra për ecurinë e çështjes u bënë disa nxjerrje të tjera materialesh”, ka thënë ai.

Burimi i lajmit: Epoka e Re