Azerbajxhani akuzon Armeninë se e sulmoi gjatë natës
1 min read

Azerbajxhani është duke e akuzuar Armeninë se të enjten gjatë natës, një nga ushtarët e tyre është plagosur kur pozicionet azeriane u sulmuan nga forcat armene.
Këto akuza janë mohuar nga autoritetet e Armenisë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se forcat armene kishin qëlluar nga disa drejtime në pozicionet e saj në Nakhchivan, një enklavë azeriane e ndarë nga pjesa tjetër e Azerbajxhanit nga territori armen.
Ushtarit të plagosur iu dha ndihma e parë dhe u dërgua në spital. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë mohoi pohimin e zyrtarëve të Azerbajxhanit.
Në gjashtë javë luftime, nga shtatori deri në nëntor të vitit të kaluar, trupat azerbajxhanase dëbuan forcat etnike armene nga një pjesë e territorit që kishin kontrolluar që nga vitet 1990 në dhe përreth rajonit të Nagorag-Karabakut të Azerbajxhanit.
Armëpushimi ishte ndërmjetësuar nga Rusia.
Burimi i lajmit: Klan Kosova